Lajm i mirë: Gërvalla ia korrigjon emrin Ismail Kadaresë, e shlyen postimin e vjetër
Ia gaboi emrin shkrimtarit më të madh shqiptar Ismail Kadaresë në “Ismael”, por Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka shlyer postimin e vjetër në “X” dhe e ka rishkruar të riun me emër tamam: Ismail Kadare.
Dje u bë brum për tallje të mëdha kur Nacionale raportoi se Gërvalla – në krejt serinë e saj të pafundhme të huqjeve – kishte bërë këtë gabim themelor.
Rrjetet sociale u mbushën me reagime e shaka prej më qesharakave.