Lajçak vjen sot në Kosovë - NACIONALE

Lajçak vjen sot në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të qëndrojë për vizitë sot dhe nesër në Kosovë.

Sipas agjendes, Lajçak do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrit, Besnik Tahiri.

Edhe Lajçak, njejtë si Escobar, do të takohet me liderët e partive opozitare.

Gjithashtu, i dërguari i BE-së takohet edhe më përfaqësuesit politikë të serbëve dhe takimi i fundit do të zhvillohet në Mitrovicë

Vizita e Lajçak në Kosovë, vjen për shkak të mundësive për gjetjen e një marrëveshje për targat dhe dokumentet e identifikimit me Serbinë.

Lajçak pas Kosovës do të vizitojë Serbinë.

Lajme të ngjashme