Lajçak pas takimit me Vuçiq: Nevojitet zgjidhje urgjentë për targat dhe energjinë - NACIONALE

Lajçak pas takimit me Vuçiq: Nevojitet zgjidhje urgjentë për targat dhe energjinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, të hënën është takuar në Beograd, më presidentin serb Aleksander Vuçiq, pas takimit që kishte më Kurtin më 13 tetor.

Lajçak, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se biseduan më Vuçiqin për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe tha se nevoja është për zgjidhje urgjente.

Sipas Lajçak, në këtë takim temë bisedimi ishin edhe problemi i targave dhe energjisë, pasi që nevojitët një zgjedhje urgjente.

‘’Sot në Beograd vazhdova një diskutim të hapur dhe serioz me presidentin Vuçiq për rrugën e mëtutjeshme drejt normalizimit të marrëdhënieve. Energjia dhe targat ishin të larta në agjendën tonë sepse urgjentisht nevojitet një zgjidhje,” - ka shkruar Lajçak

Edhe ne takimin që kishte më Kurtin në Prishtinë, Lajçak theksoj se targat dhe energjia mbetën një ndër temat kryesore të dialogut.

Lajme të ngjashme