Lajçak pas takimit me Vuçiq: Nevojitet urgjentisht zgjidhje për energjinë dhe targat
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ështa takuar sot në Beograd me presidentin e Serbisë, Alekdandar Vuçiq dhe drejtorin e të ashtuquajturës Zyra për Kosovë, Petar Petkoviq.
Përmes një postimi në Twitter, diplomati i Bashkimit Evropian ka shkruar se në këtë takim është dikutuar për çështjen e energjisë dhe targave ku ka kërkuar zgjidhje urgjente për këto çështje.
"Në Beograd sot vazhdova diskutimin tim të hapur dhe serioz me presidentin e Serbisë, Vuçiq për rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve. Energjia dhe targat ishin lart në agjendën tonë pasi nevojitet urgjentisht zgjidhje. Kam ndjekur gjithashtu çështjet aktuale me Petar Petkoviq", ka shkruar Lajçak.
In Belgrade today, I continued my open and serious discussion with @predsednikrs @avucic on the way forward on normalisation of relations. Energy and licence plates were high on our agenda as solutions are urgently needed. I also followed up on current issues with @PetkovicPetar. pic.twitter.com/3YUdL1jTUo
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) October 17, 2022