Lajçak në Universitetin "Webster Viena", diskutohet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi - NACIONALE

Lajçak në Universitetin "Webster Viena", diskutohet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka marrë pjesë në një diskutim të rëndësishëm në Vjenë, ku ka diskutuar për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai bëri të ditur se në këtë takim është biseduar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, hapat e ardhshëm dhe roli i zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.

Lajçak ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve midis dy vendeve është i rëndësishëm për stabilitetin në rajon dhe për integrimin evropian të të dyja vendeve.

Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, Lajçak ka falënderuar organizatorët e diskutimit dhe panelistët e tij për diskutimimin për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

"Diskutim i mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, hapat e ardhshëm dhe rolin e zgjerimit të Bashkimi Evropian sonte në Vjenë. Faleminderit Webster Vienna për organizimin dhe kolegët e mi bashkëpanelistët Wolfgang Petritsch dhe Stephanie Fenkart për diskutimin!" - shkroi Lajçak në Twitter.

Lajme të ngjashme