Lajçak lavdëron Osmanin: Mirënjohës për pikëpamjet dhe njohuritë e saj
Emisari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka komentuar takimin që e ka pasur sot gjatë ditës me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Pas takimit, Lajçak deklaroi se e ka njoftuar Osmanin për gjendjen e dialogut Kosovë-Serbi.
“Takimi im i parë sot në Kosovë ishte me Presidenten Vjosa Osmani. Unë e njoftova atë për gjendjen e Dialogut Kosovë-Serbi dhe procesin në muajt e ardhshëm siç e shohim ne. Mirënjohës për pikëpamjet dhe njohuritë e saj”, ka thënë Lajçak.