Lajçak: Ka rrezik t’i tërhiqet licenca Elektroserverit
Emisari i Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur për çështjen e energjisë, duke bërë të ditur se janë në konsultime me kompaninë serbe “Elektrosever”.
Lajçak, pas takimit me Kryeministrin, Albin Kurti ka thënë se ka rrezik që kësaj kompanie t’i hiqet licenca.
“Për energji jemi në proces të konsultimit, ka rrezik t’i tërhiqet licenca Elektroserverit, e nuk duam të ndodhë kjo. Për këtë ftuam në Bruksel gjithë aksionarët, si KEDS e Elekstroserver të hënën, ku kemi kaluar ditën duke diskutuar situatën”.
“Ka qenë me rëndësi për mua t’i sjelli konkludimet e diskutimit te kryeministri e të bisedojmë rrugën para”, tha ai.
