Lajçak: Ka momentum të ri në Ballkanit Perëndimor që s'duhet humbur
Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje rreth diskutimeve që po zhvillohen n) Konferencën e Paqes dhe Rritjes së Qëndrueshme në Athinë.
Përmes një postimi në rrjetin social X, emisari Lajçak tha se “nuk duhet humbur momentumi i anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE”.
“I pyetur për perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor dhe rëndësinë e tij për të ardhmen në BE në Konferencën e Paqes dhe Rritjes së Qëndrueshme në Athinë, theksova se kemi një momentum të ri, i cili nuk duhet humbur”, shkroi ai.