Lajçak i nis takimet në Dubrovnik, bisedon me kryeministrin kroat për dialogun Kosovë-Serbi
Miroslav Lajçak, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, po qëndron në Forumin e Dubrovnikut, ku po qëndron edhe Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës.
Lajçak tashmë ka nisur takimet. Në takimin e parë, ai është takuar me Andrej Plenkoviqin, kryeministër i Kroacisë.
Siç njoftoi ky i fundit, në këtë takim është biseduar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Tijekom @DubrovnikForum susret s @MiroslavLajcak. Raspravili smo o političkoj situaciji na jugoistoku Europe te procesu dijaloga Kosova i Srbije.#DF2024 pic.twitter.com/mAonq5c9pT
— Andrej Plenković (@AndrejPlenkovic) June 29, 2024