Lajçak flet para Komitetit të PE-së për marrëveshjen për targat dhe dialogun Kosovë-Serbi - NACIONALE

Lajçak flet para Komitetit të PE-së për marrëveshjen për targat dhe dialogun Kosovë-Serbi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka bërë të ditur se sot i është adresuar Komitetit të Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme për zhvillimet në Kosovë dhe Serbi dhe dialogun.

Lajçak në një shkrim në Twitter, ka thënë se i ka informuar ata për zhvillimet e fundit dhe marrëveshjen për targat.

“Sot iu adresova anëtarëve të Komitetit të Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme për një përditësim mbi dialogun. I informova për marrëveshjen e javës së kaluar mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja, zhvillimet e fundit dhe rrugën përpara. Falënderues për mbështetjen e rëndësishme për punën time”, ka shkruar ai në Twitter.

Kujtojmë se më 23 nëntor, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për targat pas diskutimeve disa orëshe mes kryenegociatorit, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq nën ndërmjetësimin e Lajçak.

Lajme të ngjashme