Lajçak deklarohet: Shumë pyetje politike kanë mbetur pa përgjigje, duhen takime tjera
Emisari speical i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar pas takimeve të sotme në Bruksel me përfaqësuesit e Bankës Qendrore të Kosovës dhe me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq.
Lajcak ka thënë se mirëpret përkushtimin e palëve për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme.
Ai ka thënë se takimi i sotëm është një hap i rëndësishëm, teksa ka ka thënë se nevojiten takime të tjera.
“Unë mirëpres angazhimin e palëve për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për komunitetet e prekura nga rregullorja e fundit e BQK-së. Takimi i sotëm i Dialogut ishte një hap i parë i rëndësishëm, por shumë pyetje politike mbeten pa përgjigje. Do të nevojiten takime shtesë.” – ka shkruar Lajçak në rrejtin social “X”.
I welcome the commitment of the Parties to finding a sustainable solution for the communities affected by the recent CBK regulation. Today’s Dialogue meeting was an important first step, but many political questions remain unanswered. Additional meetings will be needed. pic.twitter.com/yhSXZsw8FP
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 27, 2024