Lajçaku arrin në Qeveri - NACIONALE

Lajçaku arrin në Qeveri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak, ka arritur në Qeveri. Ai do të takohet me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Sipas njoftimit nga kryeministria, takimi është paraparë të nisë në orën 9:30.

Mediet janë lejuar të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë, ndërsa nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë. Lajçaku herën e fundit në Kosovë ka qenë më 15 shtator.

Kujtojmë se dy ditë më parë, kreu i ekzekutivit ka biseduar për dialogun edhe me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Lajme të ngjashme