Këto janë çmimet maksimale të derivateve për sot dhe nesër - NACIONALE

Këto janë çmimet maksimale të derivateve për sot dhe nesër

17 orë më parë

nga NACIONALE

Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve për sot dhe nesër.

Sipas njoftimit të ministrisë, një litër naftë do të mund të shitet deri në 1.79 euro, ndërsa çmimi maksimal i benzinës është caktuar në 1.53 euro për litër. Për gazin, çmimi maksimal është 0.62 euro për litër.

Çmimi i naftës mbetet i pandryshuar krahasuar me një ditë më parë, kur po ashtu ishte 1.79 euro për litër.

Ditët e fundit, tregu i derivateve ka shënuar luhatje të vazhdueshme. Pas një periudhe të rënies graduale, çmimi i naftës ka nisur sërish të rritet në vend.

Më herët, nafta kishte arritur deri në 1.91 euro për litër, në kohën kur zhvillimet e konfliktit në Lindjen e Mesme ndikuan në tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Lajme të ngjashme