Ky është propozimi i Elon Musk për paqen në Ukrainë - NACIONALE

Ky është propozimi i Elon Musk për paqen në Ukrainë

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Elon Musk dha një propozim në Twitter për të ndaluar luftën në Ukrainë. Ai ka publikuar edhe një sondazh në të cilin pyet ndjekësit nëse janë dakord me të.

"Paqja ukrainas-ruse:

- Përsëritja e zgjedhjeve të rajoneve të aneksuara nën mbikëqyrjen e OKB-së. Rusia do të largohet nëse ky është vullneti i popullit.

- Krimea është formalisht pjesë e Rusisë, siç ishte nga viti 1783 (deri në gabimin e Hrushovit).

- Furnizimi me ujë i Krimesë është i siguruar.

“Ukraina mbetet neutrale”, shkroi Musk.

"Ky është rezultati i mundshëm në fund. Është vetëm një çështje se sa njerëz duhet të vdesin para kësaj", shkroi Musk, duke shtuar se një nga rezultatet e mundshme është lufta bërthamore. Pothuajse 760,000 njerëz kanë votuar për propozimin e Musk deri më tani. 60 për qind e tyre nuk pajtohen me idenë e tij, sipas së cilës Ukraina është e detyruar të jetë neutrale, dhe Krimea është ruse.

Këshilltari i Zelenskit iu përgjigj

Atij iu përgjigj Mihajlo Podoljak, këshilltar i kryeministrit ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Elon Musk, këtu është një plan më i mirë paqeje.

1. Ukraina çliron territoret e saj, duke përfshirë Krimenë e aneksuar.

2. Rusia bën çmetalizimin dhe denuklearizimin e detyrueshëm në mënyrë që të mos jetë më një kërcënim për të tjerët.

3. Kriminelët e luftës shkojnë në gjykatën ndërkombëtare.

Le të votojmë?”, ka shkruar Podoljak.

Lajme të ngjashme