Ky është parashikimi i motit për sot - NACIONALE

Ky është parashikimi i motit për sot

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nxehtë dhe kryesisht me diell në fundjavë. Ditëve të fundit të gushtit mot jostabil, me rrebeshe shiu.


Mot i paqëndrueshëm, më pas parashihet për ditët e fundit të gushtit, me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell, e orëve të pasdites vende-vende edhe me zhvillime të rrebesheve me bubullima, që lokalisht edhe mund të marrin veçori të stuhive me erë dhe shi më të dendur.


28.08 - Nxehtë e kryesisht me diell. Përreth viseve malore pasdite mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.
29.08 - Fillimisht kryesisht me diell. Ditën me vransira të ndryshueshme, e priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.
30.08 - Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Pasdite priten rrebeshe e bubullima.
31.08 - Kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me reshje lokale shiu, që ditën shoqërohen edhe me bubullima.

Temperaturat fillimisht në rritje deri në 31C maksimalet ditën e diel, e më pas zbresin deri në 25C e 27C përgjatë ditëve të para të javës së ardhshme. Minimalet luhaten ndërmjet 15C e 17C.
Në fundjavë frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 2-8m/s, e nga e hëna prej veriu e verilindje 2-6m/s
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes graduale lehtazi mbi vlera normale përgjatë ditëve të ardhshme.

Lajme të ngjashme