Ky është komenti i vetëm i Kurtit pas dorëheqjes së Rifat Latifit
Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje të enjten nga pozita e ministrit të Shëndetësisë kosovare. Për dorëheqjen e tij, asnjë fjalë s’e thanë dje nga kabineti qeveritar.
E një ditë pas, gazetarët e kanë pyetur Kurtin se çka mendon ai për dorëheqjen e ministrit që vet e ka emëruar.
Kurti ka thënë vetëm se do ta takojë Latifin gjatë ditës së premte.
Kujtojmë se specialisti i Kirurgjisë, Rifat Latifi dha dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë pa i bërë një vit në krye të këtij dikasteri.
Në letrën ë Latifi i ka dërguar Qeverisë nuk përmend ndonjë arsye specifike.
“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit, po ju informoj se në mënyrë efektive ju ofroj dorëheqjen time nga posti i ministrit të Shëndetësisë së Republikës së Kosovës që nga sot më datën 6 tetor, 2022”, thuhet në dorëheqjen e Latifit.
E ish-ministri Latifi gjatë punës së tij si ministër është kritikuar shumë për mungesë rezultatesh si dhe pë udhëtimet e tija të shumta.
Vazhdimisht foli për Telemjekësinë si projekt madhor, ani pse ekspertët e kësaj fushe nuk e konsideronin çështje urgjente./Nacionale.com/