“Ky është bilanci i Qeverisë Kurti”, Musliu-Shoshi: Serbia nis Dialogun Strategjik me ShBA-të, Kosovës i vendosen kushte - NACIONALE

“Ky është bilanci i Qeverisë Kurti”, Musliu-Shoshi: Serbia nis Dialogun Strategjik me ShBA-të, Kosovës i vendosen kushte

2 orë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi DASh i ka vendosur kushte Kosovës për fillimin e bisedimeve rreth Dialogut Strategjik.

Ajo ka bërë me dije se derisa Serbia sot pritet në nis këtë dialogu, DASh-i i ka vendosur kushte Kosovës për këtë proces.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se kjo është pasojë e qeverisjes së Albin Kurti, i cili i ka dëmtuar raportet me ShBA-në.

“Ky është bilanci i vërtetë i politikës së jashtme të Albin Kurtit: Serbia nis Dialogun Strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Kosovës i vendosen kushte për ta filluar atë! Kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e një qeverisjeje që ka dëmtuar besimin me aleatin tonë më të rëndësishëm strategjik dhe e ka futur vendin në një izolim të panevojshëm ndërkombëtar. Kur SHBA-ja kërkon fillimisht përmbushjen e zotimeve dhe rikthimin e kushteve për bashkëpunim, është e qartë se Kosova nuk po trajtohet më si partneri i besueshëm që ishte dikur. Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për izolimin ndërkombëtar në të cilin e ka futur vendin dhe të rikthejë besimin e humbur me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët euroatlantikë. Interesi i Kosovës duhet të jetë gjithmonë mbi interesin partiak”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme