Kuvendi nderon me një minutë heshtje mjekun Ali Iljazi
Kuvendi i Kosovës ka nderuar me një minutë heshtje mjekun Ali Iljazi, i cili ka vdekur dje.
Mjeku i mirënjohur nga Gjakova, Ali Iljazi, ka qenë internist/pulmolog për shumë vjet, si dhe humanist.
Ai fakultetin e Mjekësisë e kishte përfunduar në Sarajevë në vitin 1973 me sukses të shkëlqyeshëm dhe për suksesin e arritur gjatë studimeve u dekorua me “Shenjen e artë të Universitetit të Sarajevës”, si studenti më i dalluar në këtë universitet.