Kuvendi mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme, pika e parë do të jetë Projektligji për ndryshimin e Buxhetit
Kuvendi i Kosovës sot do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme.
Seanca e cila është thirrur nga vetëvendosje do të fillojë nga ora 12:00, dhe në rend të ditës ka shqyrtimin e 5 projektligjeve.
Në mesin e tyre është edhe Projektligji për ndryshimin e Buxhetit.
Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-045 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026,
2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-046 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit,
3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-032 për Energjinë Elektrike,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-031 për Energjinë,
5. Mocion për Shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr.10/L-019 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me shmangie nga afatet nga Rregullorja e Kuvendit.