Kuvendi mblidhet sot, mbahen dy seanca plenare
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot me fillim ngaora 10:00.
Në këtë seancë do të shqyrtohen dy projektligje.
Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg dhe Projektligjin për mbështetjen e punëve publike.
“Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare në të cilën do të shqyrtojë Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg dhe Projektligjin për mbështetjen e punëve publike. (Kuvendi Kosovës) 10:00”, thuhet në njoftim.
Pas kësaj seance, deputetët e Kuvendit, do të vazhdojnë seancën plenare ku rend dite janë pikat e pa përfunduara nga seancat e kaluara.
Duke klikuar KËTU mund ta lexoni rendin e ditës.
