Kuvendi mban sot seancë, ky është rendi i ditës
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancën plenare të radhës.
Seanca pritet të fillojë në ora 10:00.
Në rend të ditës janë 32 pika në mesin e tyre edhe votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar.
Votimi i Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”; votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të DASH-it, Projekt-Deklarata për raportet e Kosovës me ShBA-në, janë pikat e tjera të rendit të ditës.