Kuvendi mban sot dy seanca, një të jashtëzakonshme për ngritjen e koeficientit të pagave - NACIONALE

Kuvendi mban sot dy seanca, një të jashtëzakonshme për ngritjen e koeficientit të pagave

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës më fillim nga ora 10:00.

Ndërkaq, nga ora 12:00 është paralajmëruar seancë e jashtëzakonshme, ku pikë e vetme e rëndit të ditës është debati parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave.

Seanca e jashtëzakonshme fillon nga ora 12:00.

Ndërsa më poshtë lexoni rendin e plotë të ditës të seancës plenare.

Rendi i ditës:

Vazhdimi i Seancës plenare

Rendi i ditës

11. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për shkarkimin e kryesueses dhe anëtarët e Bordit të Komisionit për Pavarur për Miniera dhe Minerale,
12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-125 për Pronën Publike,
13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-168 për Prokurorinë Speciale,
14. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës,
15. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/-L-187 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr.08/L-032 të Procedurës Penale,
16. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-194 për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovë,
17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-245 për artin dhe kulturën,
18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-241 për vlerësimin strategjik mjedisor,
19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-242 për performancën energjetike të ndërtesave,
20. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-246 për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi,
21. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-240 për Agjencinë e Regjistrimit Civil.

Lajme të ngjashme