Kuvendi i Shqipërisë e voton e rezolutën kundër raportit të Dick Martyt
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka votuar projektrezolutën mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri.
Kjo rezulutë kaloi me 125 vota pro.
Fillimisht kjo projektrezulutë u depozitua nga Partia Socialiste kundër raportit të Dick Marty-t, me titull “Trajtimi çnjerëzor i njerëzve dhe trafikimi i organeve në Kosovë”
Mbi bazën e këtij raportijanë ngritur edhe akuza kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët gjenden në Hagë prej muajsh duke u përballur me aktakuzat.
Duke shqyrtuar raportin, në vijim të rrjedhës logjike, në dokument po ashtu shtohet se të gjitha pretendimet e ngritura nga Dick Marty në raport janë të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova e fakte.
Rezoluta do t’i dorëzohet në shtator Këshillit të Evropës, të cilit i kërkohet të distancohet nga akuzat e pa provuar nga hetimet ndërkombëtare sepse 11 vite pas hartimit të raportit, asnjë nga pretendimet e ngritura prej tij nuk është vërtetuar.
Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i kërkohet nëpërmjet dokumentit të realizojë një raport vijues dhe të rishikojë rezolutën.
Gjithashtu i kërkohet Qeverisë shqiptare të mbetet plotësisht e përkushtuar për të ndihmuar drejtësinë dhe identifikuar përgjegjësinë për të gjitha krimet e kryera në ish-Jugosllavi.
Në projektrezolutë përsëritet thirrja për të gjithë të interesuarit që të bashkëpunojnë me Mekanizmin Ndërkombëtar për kryerjen e funksioneve të mbetura të gjykatave penale (IRMCT), brenda juridiksionit të saj.