Kuvendi i Serbisë miraton raport lidhur më dialogun Kosovë-Serbi - NACIONALE

Kuvendi i Serbisë miraton raport lidhur më dialogun Kosovë-Serbi

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Serbisë ketë të ejte ka miratuar raportin për dialogun të titulluar “Raporti për procesin e negociatave me ‘institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes’ në Prishtinë”, votuan 205 deputetë, ndërsa kundër ishin 57.

Raporti është i shkruar në 50 faqe dhe liston aktivitetet në kuadër të përgatitjes dhe realizimit të negociatave, përfshirë: Asociacionin e komunave me shumicë serbe, policinë, gjyqësorin, energjinë, odat ekonomike, transportin e mallrave të rrezikshme, si dhe të zhdukurit, që gjenden në kapitullin e fundit.

Gjatë prezantimit të këtij raporti, kishte debat në mes opozitës dhe pozitës.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, gjatë fjalës së tij tha se nuk do të njohë pavarsinë e Kosovës, por duhët të gjendet një zgjidhje realiste për Kosovën dhe se politika reale nuk mund të bazohet në mite.

Partia më e madhe opozitare në Serbi, Partia e Lirisë dhe Drejtësisë, nuk votoi për miratimin e raportit.

Ndërsa deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, gjatë prezantimit të tij tha se, Kosova është e pavarur nga Serbia./REL

Lajme të ngjashme