Kuvendi i Kosovës sot me tri seanca: Në rend dite themelimi i komisionit për dallaveret me rezerva - NACIONALE

Kuvendi i Kosovës sot me tri seanca: Në rend dite themelimi i komisionit për dallaveret me rezerva

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Kosovës sot pritet të mbajë tri seanca plenare.

Seanca e parë parparashihet të nisë nga ora 10:00, ku në rendin e ditës do të jenë pikat e papërfunduara të seancës së datës 14 shtator.

Seanca e dytë është paraparë të nis nga ora 13:00.

Në rend dite themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore, nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

Kurse e fundit do të jetë ajo e orës 14:00.

Në rend të ditës është dhe votimi në parim i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar mjekësor

Lajme të ngjashme