Kuvendi e miraton në lexim të dytë Projektligjin për financimin e subjekteve politike - NACIONALE

Kuvendi e miraton në lexim të dytë Projektligjin për financimin e subjekteve politike

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar më 64 vota në lexim të dytë Projektligjin për financimin e subjekteve politike.

Pro projektligjit ka votuar mazhoranca dhe deputetët e AAK-së.

Në seancën e sotme të Kuvendit, u miratua edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racioanlizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura.

Veç kësaj, është votuar edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shëndetësor, Projektligji për Inspektoratin sanitar të Kosovës dhe Projektligji për të Drejtën Ndërkombëtare Private.

Lajme të ngjashme