Kushtetuesja e ka vlerësuar si të papranueshme kërkesën e deputetëve të PDK-së për seancën e 13 korrikut - NACIONALE

Kushtetuesja e ka vlerësuar si të papranueshme kërkesën e deputetëve të PDK-së për seancën e 13 korrikut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka vlerësuar si të papranueshme kërkesën e PDK-së për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së vendimit të datës 11 korrik për caktimin e seancës plenare të 13 korrikut nga ana e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Në njoftimin e Kushtetueses është thënë se kërkesa e 10 deputetëve të PDK-së nuk është në pajtim me Kushtetutën.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur lidhur me kërkesën në rastin KO160/23 me parashtrues Abelard Tahiri dhe dhjetë (10) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të parashtruar në Gjykatën Kushtetuese bazuar në përcaktimet e paragrafit 5 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së “Vendimit Nr. Ref. L-VIII, SP-119 të datës 11 korrik 2023, për caktimin e seancës plenare të datës 13 korrik 2023, i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës”. Gjykata, njëzëri, ka vendosur që të deklarojë kërkesën e papranueshme për shqyrtim në merita sepse e njëjta nuk është ratione materiae në pajtim me Kushtetutën”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Lajme të ngjashme