“Kush votoi, si votoi?”: Haradinaj-Stublla me një dilemë rreth ndarjes së 360 mijë eurove për Lista Srpska-n nga KQZ
Pas vendimit të Komisionit Qendror Zgjedhor për ndarjen e mjeteve mbështetëse për subjektet politike në vend për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2024, ku edhe Listës Serbe iu ndanë plot 360 mijë euro, ish-Ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla ka ngritur pyetjen nëse në atë mbledhje kanë votuar anëtarët e emëruar në KQZ nga partitë politike, dhe nëse po, si kanë votuar rreth kësaj ndarje parash për Listën Serbe.
Reagimi i Haradinaj-Stubllës:
Është me interes për publikun të njoftohemi nëse në këtë mbledhje vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për partitë politike (përfshi 360,000 euro për Listën Serbe) - është bërë me votim të anëtarëve të emëruar nga partitë politike!!!!
Nëse po, duam ta dijmë si kanë votuar partitë, dhe nëse ndonjëra ka vendosur interesin e Kosovës (kundër financimit të Listës Serbe) para interesit partiak për fondet për partinë e tyre.