"Kush i mori tenderët?" Kërkohet përgjegjësi pasi vërshimet lanë të vdekur dy qytetarë në Pejë - NACIONALE

"Kush i mori tenderët?" Kërkohet përgjegjësi pasi vërshimet lanë të vdekur dy qytetarë në Pejë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetarja Saranda Ramaj ka kërkuar përgjegjësi për fatkeqësinë e mbrëmshme në Pejë ku mbetën të vdekur dy qytetarë të kësaj komune.

Ajo shkruan në profilin e saj në Facebook se vdekja e fëmijës dhe nënës së tij “nuk është fatkeqësi (por edhe) dëshmi e keqmenaxhimit të komunës së Pejës.”

Ramaj nënkupton duke shtrirë argumentin e saj se nuk është normale të ketë vërshim të atyre përmasave pas vetëm një ore shi.

“Kush i mori tenderët, nëse u dhanë dhe a u realizuan kontratat siç ishte planifikuar?” – pyet ajo.

Ajo ka deklaruar se në institucione të komunës duhet të ketë shkarkime e hetime për këtë rast.

Përgjegjësi për rastin ka kërkuar edhe analisti Imer Mushkolaj.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme