Kusari: Tony Blair do të mbetet gjithmonë personifikimi i lirisë dhe gurthemelit të shtetit të Kosovës
Mimoza Kusari-Lila, përmes një postimi në “Facebook”, ndanë mirënjohje për ish-Kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blair.
“Sir Tony Blair, ish-Kryeministri i Britanisë së Madhe, ishte dhe do të mbetet përgjithmonë personifikim i lirisë dhe gurthemelit të shtetit të Kosovës”, shkruan Kusari.
Mimoza Kusari ndanë edhe një pjesë të fjalimit të ish-kryeministrit Blair:
“Po, ishte një luftë për liri, por jo thjesht për gjendjen e të qenit i lirë, por sepse liria hap mendjen dhe shpirtin e njeriut. Ne i dhamë fund një makthi atëherë, por mund të ndërtojmë një ëndërr tani. Kjo është ajo që u kemi borxh atyre që kujtojmë sot. Këtë do të dëshironin ata, kjo do të ishte dhurata më e madhe për ata që e bënë detyrën atëherë, ne ndjekim shembullin e tyre dhe e bëjmë detyrën tonë tani. Për popullin, për të ardhmen dhe për kombin e bukur të Kosovës.”-Sir Tony Blair