Kusari shkruan kundër grevës, por s'ia del ta artikulojë si partia: "Nuk është rezistencë ndaj Qeverisë" - NACIONALE

Kusari shkruan kundër grevës, por s'ia del ta artikulojë si partia: "Nuk është rezistencë ndaj Qeverisë"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e VV-së, Mimomza Kusari-Lila, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar ashpër grevën e SBAShK-ut duke thënë se qëllimi i saj është në funksion të dëmshëm të shoqërisë dhe mbajtjen e fëmijëve larg shkollave.

Përmes këtij reagimi, Kusari haptazi rreshtohet krah ekzekutivit kundër SBAShK-ut, duke akuzuar kështu këta të fundit se “përmes fakteve të paqëndrueshme” po shfrytëzojnë mjetet për të arritur qëllimet.

Ajo ka thënë se gabohet rëndë ai që beson në arsyeshmëri të veprimeve të tilla duke u bazuar në fakte të paqëndrueshme dhe pa logjikë veprimi.

Postimi i plotë:

Duhet kujtuar se shumica e bashkëpartiakëve të znj. Kusari janë shprehur në mënyrë konspirative se në fakt z. Rrahman Jasharaj po provon ta rrëzojë Kurtin përmes grevës si mjet sindikal i paralajmëruar tash e gati një vit.

Deputet Dimal Basha gjatë ditës së djeshme u shpreh se Rrahman Jasharaj po përdorej nga opozita njësoj si Grenelli (ish i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi nga ShBA) që të rrëzohej Qeveria Kurti.

Lajme të ngjashme