Kusari: Rreziku numër një i lirisë së shprehjes në Kosovë janë armata online, sulmojnë ata që kritikojnë pushtetin - NACIONALE

Kusari: Rreziku numër një i lirisë së shprehjes në Kosovë janë armata online, sulmojnë ata që kritikojnë pushtetin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Juristja e të drejtës së mediave, Flutura Kusari, ka reaguar pas sulmeve online ndaj anëtar i stafit eurodeputetes dhe raportuese për Kosovën, Viola Von Cramon dhe analistit Agon Maliqi.

Ajo ka thënë se rreziku i lirisë së shprehjes në Kosovë janë “armata online” që sipas saj, i sulmojnë ata që kritikojnë pushtetin.

Dorde Bojovic, anëtar i stafit të eurodeputetës Viola Von Cramon që nga java e kaluar është duke u sulmu online në Tëitter. Përveç atij është duke u sulmu secili që po e mbron atë, e sidomos Agon Maliqi.” – ka shkruar ajo.

Çfarë turpi për vendin tonë. Çfarë turpi në çfarë niveli kemi rënë‌‌.” – ka thënë ndër të tjera.

Shkrimi i plotë:

Rreziku numër një i lirisë së shprehjes në Kosovë janë armata online që i sulmon ata që nuk e mbështesin pushtetin ose të cilët në çfarëdo forme e kritikojnë atë ose nuk pajtohen me politikat e pushtetit.

Dorde Bojovic, anëtar i stafit të eurodeputetës Viola Von Cramon që nga java e kaluar është duke u sulmu online në Twitter. Përveç atij është duke u sulmu secili që po e mbron atë, e sidomos Agon Maliqi.

Çfarë turpi për vendin tonë. Çfarë turpi në çfarë niveli kemi rënë‌‌.

Lajme të ngjashme