Kusari reagon pas sjelljes së mbrojtjes së kryeministrit ndaj gazetares: Agresive dhe shumë e dhunshme - NACIONALE

Kusari reagon pas sjelljes së mbrojtjes së kryeministrit ndaj gazetares: Agresive dhe shumë e dhunshme

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Juristja e medias, Flutura Kusari ka reaguar pas sjelljes së mbrojtjes së afërt të kryeministrit Albin Kurti ndaj gazetares së “Klan Tv”, Blerta Dalloshi.

Kusari përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se është e tronditur me sjelljen “agresive dhe shumë të dhunshme” të mbrojtjes së kryeministrit ndaj gazetares.

“Ky rast kerkon reagim te menjehershem sepse ky krijon precedent, te gjithe zyrtaret tjere mbrojtes do te inspirohen nga ky rast dhe do t'i shtyjne gazetaret gra sa here qe ato jane duke e kry punen e tyre. Mikrofoni perben zero, ama bash zero rrezik per kryeministrin. Dhuna e ketij personi eshte e papranueshme, ZKM duhet te distancohet.” – ka thënë ajo.

Në fund, Kusari ka shkruar:Patjeter qe viti 2023 do te permbyllet ashtu sic ka fillu, me dhune ndaj gazetareve”.

Lajme të ngjashme