Kusari për raportin evropian: Përmenden denigrimet ndaj gazetarëve, përgjegjësi kanë VV-ja e Prindon Sadriu - NACIONALE

Kusari për raportin evropian: Përmenden denigrimet ndaj gazetarëve, përgjegjësi kanë VV-ja e Prindon Sadriu

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Flutura Kusari, juriste e së drejtës së medias, duke iu referuar Raportit të Progresit për Kosovën, ka thënë se kritika më e ashpër e këtij raporti ka të bëjë me denigrimet publike që po iu bëhen gazetarëve.

Tutje ajo ka thënë se raporti thekson se ka pasur rritje të deklaratave poshtëruese/nënçmuese dhe denigruese nga politikanët (dhe biznismenët) drejtuar mediave, të cilat minojnë besimin në gazetari dhe sigurinë e gazetarëve.

Për këtë kritikë të raportit, sipas Kusarit, përgjegjësinë e mban Lëvizja Vetëvendosje dhe bashkëshorti i presidentes Osmani, Prindon Sadriu.

Ajo ka thënë se që nga ardhja në pushtet, eksponentë të lidhur direkt ose indirekt me VV-në dhe Guxo, shajnë, denigrojnë, fyejnë, sulmojnë online secilin gazetar e gazetare e besa edhe aktivist e aktiviste që raporton ngecje në qeverisje apo kritikon këdo në pushtet.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme