Kusari për projektligjin e Qeverisë për media: Nuk kam qejf me i përmendë shtetet të cilat e kanë sistemin e tillë - NACIONALE

Kusari për projektligjin e Qeverisë për media: Nuk kam qejf me i përmendë shtetet të cilat e kanë sistemin e tillë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Juristja e medieve, Flutura Kusari në emisionin Debat Plus, në Dukagjin ka folur në lidhje me projektligjin e Qeverisë në lidhje me mediat. Sipas saj një gjobë prej 40 mijë euro të cilën e prasheh projektligji, do ta mbyllte secilen media online.

“Me 40 mijë euro gjobë krejt mediat i mbyll, merre portalin më të lexuar ose shikuar, me këto gjobë ia vnon drynin. Qajo mundësi mund të bëhet. Nuk duhet një organ administraitv të tregojë a ka shkelje apo nuk ka”, tha ajo.

Tutje Kusari ka thënë se janë të rralla shtetet që e kan një sistem të tillë, e se nuk ka qejf as t’i përmend.

“Janë situata të rralla, nuk kam qejf me i përmendë shtetet të cilat e kanë sistemin e tillë, megjithatë te ne ka liri të mediave. Ai krahasim është nënçmim për shtetin tonë. Në Shqipëri kam shku me protestu para kuvendit, na është dashtë tri vjet me ndalë, Rama nuk dorëzohet lehtë, nuk e ka gjetë mbështetjen në asnjë institucion”, tha ajo në Debat Plus

Lajme të ngjashme