Kusari pas mbledhjes së Bordit të RTK-së: Konkursi për drejtor dështoi, Krasta ka dhënë dorëheqje
Juristja e mediave Flutura Kusari, njoftoi me të dalë nga mbledhja e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës se ka dështuar konkursi për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së, dhe se Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm, Adi Krasta, ka dhënë dorëheqje.
“Sapo dola nga mbledhja e bordit të RTK-së. Konkursi për drejtor gjeneral të RTK-së dështoi. Nuk u diskutua rishpallja e konkursit ndërsa u tha që bordi ka nevojë për kohë shtesë për caktimin e u.d drejtorit gjeneral. Bordi njoftoi që Adi Krasta ka dhënë dorëheqje”, ka shkruar Flutura Kusari.