Kusari: MD-ja ndryshoi vendimin për mospublikimin e emrave të atyre që kandiduan për noterë
Juristja e medias, Flutura Kusari ka njoftuar se Ministria e Drejtësisë ka ndryshuar vendimin për mospublikimin e emrave të personave që kanë kandiduar për noterë.
Ajo ka publikuar edhe linkun se ku gjenden emrat, derisa ka bërë thirrje të analizohet nëse aty ka njerëz të partive politike.
“Emrat e kandidateve tashme jane publikuar dhe mund t'i gjeni ketu. Duhet me analizu mire kete liste me kqyre a ka njerez te VV-se apo partive tjera. Shpresoj qe gazetaret kane me e analizu kete liste dhe kane me na informu. 597 persona kane apliku. Mashalla. Ja lista me emra https://bit.ly/41GIVja” – ka shkruar ajo.
Kusari ka thënë që shpreson që të fitojnë më të mirët dhe mos të dëmtohet sektori i noterisë.
Postimi i plotë: