Kusari-Lila: Zgjedhjet janë të panevojshme, uroj të ketë marrëveshje për presidentin
Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se vendit nuk i duhen zgjedhje të reja.
“Në asnjë rast deri më tani nga të gjitha takimet me LDK-në, PDK-në, nuk ka pasur propozime apo nuk ka pasur iniciativë për të zgjidhur çështjen e presidentit, apo për të dhënë emër konkret. Ne gjithë shpresojmë që do të ketë një marrëveshje përkundrejt se kjo është kompetencë e kryeministrit që zhvillon këto takime, dhe vendi të evitojë ajo që më së paku të nevojshme, fare të panevojshme, shkuarjen në zgjedhje. Zgjedhjet të reja përveçse kosto, do të kenë ngecje në funksionet vitale të shtetit tonë. Kemi parë përpjekje vetëm nga njëra anë”, tha Kusari-Lila.