Kusari-Lila vendos çmimet maksimale për derivatet: Nafta deri në 1.86 euro, benzina 1.49 - NACIONALE

Kusari-Lila vendos çmimet maksimale për derivatet: Nafta deri në 1.86 euro, benzina 1.49

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka vendosur çmimet maksimale ditore për derivate.

Sipas vendimit, nafta do të shitet deri në 1.86 euro për litër, ndërsa benzina 1.49 euro.

Ministria njoftoi se mekanizmi synon “rritjen e transparencës dhe parashikueshmërisë” në treg.

Çmimet do të publikohen çdo ditë, bazuar në të dhënat e importit dhe lëvizjet ndërkombëtare.

Autoritetet paralajmërojnë se “asnjë operator nuk lejohet të tejkalojë çmimin maksimal”.

Mbikëqyrja do të forcohet nga institucionet përkatëse, përfshirë inspektoratin dhe doganat.

Vendimi vjen pas raportimeve për abuzime, me çmime që arritën deri në 1.99 euro për litër në disa qytete.

Qeveria paralajmëron masa ndaj shkelësve.

Lajme të ngjashme