Kusari-Lila tregon se çka do të diskutohet në seancën e radhës të Kuvendit - NACIONALE

Kusari-Lila tregon se çka do të diskutohet në seancën e radhës të Kuvendit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka tregua se seanca e radhës së Kuvendit mbahet të enjten.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ajo ka thënë se në këtë seancë do të shqyrtohen disa projektligje dhe do të mbahet debati për liberalizim të vizave.

Seanca e ardhshme do të mbahet ditën e enjte, me 21 korrik. në rend dite janë në shqyrtim të dytë Projektligji për ushqimet, ai agjencisë për vitin 2021, shqyrtimi vendimit të qeverisë për hartimin e planit hapësinorë. Do të mbahet debat në lidhje për mos liberalizmin e vizave dhe mocioni nga VV për adresimin e rezolutës e cila merret me masat për rritjen e çmimeve. Ka dakordim për mbështetje të mocionit për ratifikimin e marrëveshjes për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme