Kusari – Lila: S’ka dyshime që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave - NACIONALE

Kusari – Lila: S’ka dyshime që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mimoza Kusari – Lila, shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, ka folur për liberalizimin e vizave për Kosovës, ku ka thënë se vendi ynë i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave për qytetarët e saj.

Në konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë, Kusari – Lila, ka thënë se procesi si i tillë do të vazhdojë në rrugën e vet dhe Kosova pashmangshëm është në një udhëtim njëdrejtimësh.

S’ka dyshime të themi që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave për qytetarët e saj dhe tashme duhet qenë bashkëpunues dhe natyrisht të fokusohemi në ato punë të dhe ato angazhime cilat në presin këtu në Kosovë. Besoj që procesi si i tillë do të vazhdojë në rrugën e vet dhe Kosova pashmangshëm është në një udhëtim njëdrejtimësh që do të thotë integrimi në Bashkimin Evropian për Republikën e Kosovën nuk ka alternativë dhe ky është qëndrimi ynë në të gjitha funksionet që ushtrojmë, qoftë në legjislativ apo në ekzekutiv”, ka thënë shefja e Grupit të LVV-së.

Lajme të ngjashme