Kusari-Lila për takimin te Presidentja Osmani: U pajtuam për angazhim me vullnet të mirë
Kryetarja e partisë Alternativa e cila bënë pjesë së bashku me Subjektin Vetëvendosje, pas takimit me Presidenten Osmani, ka shkruar se do janë pajtuar për angazhimin me vullnet të mirë.
E plotë:
Në vazhdën e përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje për situatën në Kuvend, sot në cilësinë e Kryetares së Alternativës, pata kënaqësinë të takoj Presidenten e vendit, znj. Vjosa Osmani-Sadriu.
Biseduam hapur për zhvillimet e fundit dhe mundësitë konkrete për konstituimin e Kuvendit, duke u bazuar në vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.
Të vetëdijshme se të gjithë deputetët kemi një obligim kushtetues për ta mundësuar funksionimin e institucioneve, u pajtuam që të angazhohemi me vullnet të mirë për ta tejkaluar këtë situatë dhe për të ecur përpara brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata.
Besoj se me bashkëpunim dhe përgjegjësi do ta gjejmë rrugën për të dalë nga kjo situatë.