Kusari-Lila mohon se VV-ja ka diskutuat me PDK-në për zgjedhje
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka mohuar se kjo parti ka biseduar me PDK-në për zgjedhjet e parakohshme.
Në emisionin “Rubikon”, ajo ka thënë se nuk janë të vërteta pretendimet e zyrtarëve të PDK-së se një gjë e tillë është diskutuar në mes të zyrtarëve të dy subjekteve politike.
Ajo ka bërë me dije se për këtë çështje ka pyetur edhe zyrtarët tjerë të VV-së, por një gjë e tillë është mohuar.
“E kam demantuar. Absolutisht nuk është e vërtetë. Në kuvend nuk ka pasur me askënd. Unë bile kam pyetur në organizatë dhe e kam pasur të njëjtën përgjigje”, ka thënë Kusari-Lila.