Kusari-Lila e quan “pa kredibilitet” kritikën e BE’së për shpërbërjen e Ekipit Menaxhues
Kosova e ka shkelur “germën dhe frymën” e marrëveshjeve të dialogut, ka deklaruar dje Bashkimi Evropian, pas vendimit për shpërbërjen e Ekipit Menaxhues për draftimin e një statuti fillestar për Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe nga Qeveria e Kosovës. Por, kjo gjë s’e ka lënë indiferente shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, e cila deklaratën e BE’së e quajti "pa kredibilitet".
Kusari Lila për e quan deklarimin e BE’së pa kredibilitet ngase thotë se është dashur të reagojë edhe ndaj Ekipit Menaxhues për hartimin e një drafti anti-kushtetues dhe kundr parimeve të Bashkimit Evropian. “Kjo deklaratë do të kishte pasur pak kredibilitet, nëse BE do të kishte kritikuar Ekipin Menaxhues për propozimin e draftit anti-kushtetues, në kundërshti me parimet që BE ka konfirmuar. Është e detyrueshme për suksesin e procesit që BE t’u qëndrojë parimeve të saj”, ka shkruar Mimoza Kusari.
This statement would have had some credibility, if EU would’ve slamed the mgmt team for proposing anti constitutional draft, contrary to the principles EU confirmed. It’s mandatory for rhe success of process, EU sticks to its own principles! @EURACTIV https://t.co/c414lyIpSj
— Mimoza Kusari 🇽🇰🇺🇦 (@mimozakusari) May 5, 2023