Kusari-Lila: Borrelli në takim ka përdorur një gjuhë raciste dhe diskriminuese ndaj Kosovës - NACIONALE

Kusari-Lila: Borrelli në takim ka përdorur një gjuhë raciste dhe diskriminuese ndaj Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefja e Grupit Parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell, të hënën në takim ka përdorur një gjuhë raciste dhe diskriminuese ndaj Kosovës.

Sipas Kusari-Lilës, kjo gjuhë erdhi me tendencën e kërcënimeve që u reflektuan në vendimin e ambasadorëve të BE-së për votimin formal për liberalizimin e vizave.

Ajo e ka treguar Borrellin e anshëm tërësisht. E ka treguar një gjuhë raciste dhe diskriminuese ndaj Kosovës me tendencën e kërcënimeve që u reflektuan në vendimin e ambasadorëve të BE-së për votimin formal për liberalizimin e vizave, që tashmë ka kaluar në nivel të trajtimit tërësisht të ndërlidhur politik, apo është diskutuar në nivel të ndërlidhjes politike”, ka thënë Kusari-Lila në emisioni Java me Rronin.

Tutje shefja e GP të VV-së ka thënë se arsyeja e kësaj gjuhe të Borrellit erdhi pasi që ka pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të lëshojë pe.

Gjuha e komunikuar e Borrellit tregoi se ai do të mbajë qëndrim të tillë. Kjo po që se nuk është e lehtë. Arsyeja që ai sillet kështu dhe që ka pasur këtë qasje, duke pritur që Kosova do të lëshojë pe e se Kurti do të ketë qasje më të lehtë ndaj Serbisë, është se duket se ashtu është mësuar. Në këtë situatë, ajo që mund të them është se në një çështje besimi 100 për qind në një proces të rëndësisë kaq të lartë, ia besoj kryeministrit Kurti”, ka thënë tutje ajo.

Lajme të ngjashme