Kurti dhe Vuçiq ftohen në Bruksel, BE-ja thotë se s'ka afat për marrëveshje - NACIONALE

Kurti dhe Vuçiq ftohen në Bruksel, BE-ja thotë se s'ka afat për marrëveshje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, janë ftuar që ditët në vijim të takohen sërish. Një gjë e tillë është konfirmuar nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili mes tjerash, e ka komentuar edhe “marsin 2023”, si datë që kryeministri Albin Kurti, e zbuloi që u diskutua për arritjen e marrëveshjes.

Stano në një intervistë për “ABC” ka thënë se datat për takime të nivelit të lartë publikohen pak para se të mbahet takimi, por konfirmoi se ftesa për diskutimin e radhës, veçse u është dërguar kryeministrit Kurti e presidentit Vuçiq.

Datat për takimi të niveli të lartë në Bruksel anonçohen pak para se të mbahet takimi, thjesht për çështje që llogjistike. Ne duhet të kemi çdo gjë në rregull, që do të thotë edhe konfirmimin e palëve, nëse ata mund të vijnë në një datë dhe orë të caktuar. Për ne nuk është e rëndësishme, që të spekulojmë me datat para kohe. Është e rëndësishme që t’i kemi ata në Bruksel, që të kemi konfirmimin e tyre për ardhjen në Bruksel në të njëjtën ditë dhe për të njëjtën axhendë, duke shpresuar që të ketë rezulate. Por përfaqësuesi i lartë i BE-së ka ftuar kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç në ditët që vijnë. Shpresoj, që ata do të mund të vijnë, kështu që të mund të vazhdojmë në frymën pozitive që u arrit këtë javë dhe të shfrytëzojnë këtë momentum për të ecur përpara. Kjo nuk bëhet për Bashkimin Evropian, por për interesat e qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë, për fillimin e ndalimit të përshkallëzimit të situatës dhe përfitimin nga perspektiva evropiane”, tha ai.

Marsi 2023, ishte një prej datave të përmendura nga kryeministri Albin Kurti, si afat për arritjen e marrëveshjes nën propozimin e fundit të Bashkimit Evropian.

Sidoqoftë, Stano thotë se “në vend që të përcakohen afate artificiale, palët po ndihmohen”. Sipas tij, dy shtetet vendosin vetë se kur janë gati të arrijnë marrëveshjen finale.

Kur flasim për urgjencë; dita e djeshme duket tashmë tepër vonë, sepse kjo situatë vazhdon më shumë se prej 10 vjetësh dhe kjo nuk është në interes të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë. Në vend që të përcaktojmë afate artificiale, ne po ndihmojmë palët, pasi janë palët që vendosin se kur do të jenë gati të arrijnë datën përfundimtare për arritën e marrëveshjes gjithëpërfshirëse lidhur me normalizimin e marrëdhënieve midis tyre dhe për të ecur përpara. Për të ecur përpara nga metoda e menaxhimit permanent të krizës te metoda e pajtimit. Nuk jemi ne që përcaktojmë afatet. Afatet janë krejtësisht në duart e palëve, në përfitimin e qytetarëve të tyre dhe Bashkimi Europian do bëjë çdo gjë që mundet që palët të gjejnë kompromisin. Por u takon palëve që të gjejnë kurajon për të arritur në kompromiset e nevojshme me frymën evropiane”, ka thënë ai.

Marsi 2023, i përmendur nga Kurti

Takimi tetë orësh i së hënës, mes Kurtit dhe Vuçiq, që atë ditë nuk dha ndonjë rezultat, duket se kishte nervozuar të gjitha palët, duke përfshirë këtu edhe kryediplomatin Josep Borell.

Kryeministri i Kosovës para mediave, pas përfundimit të takimit, kishte përmendur një datë, derisa pretendonte se “përfaqësuesi Borell ka hequr dorë nga propozimi për normalizimin e marrëdhënieve”.

“E në propozimin që na e kanë sjellë neve për deklaratën e përbashkët, madje ka qenë edhe afati mars 2023. Pra që ne po vijmë këtu në Brujksel, për tu marrë vesh drejt një ecje të re për marrëveshje që arrihet para marsit 2023. Me keqardhje mund të them që, përfqësuesi lartë Borrell hoqi dorë nga ky afati marsi 2023 dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve”, tha ai.

Arritja e marrëveshjes

Në mbrëmjen e së mërkurës, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, konfirmoi se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për targa.

Sipas kësaj marrëveshje, Serbia do të ndalojë lëshimin e targave, kurse Kosova do t'i ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.

"Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve. Unë do t'i ftoj palët në ditët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm. E falënderoj përfaqësuesin special Miroslav Lajçak palët për punën e palodhur", shtoi tutje ai.

Siç shkroi shefi i diplomacisë evropiane, ditëve të ardhme do të ketë edhe diskutime të tjera.

Megjithatë, detaje interesante janë parë në marrëveshjen e plotë të publikuar tashmë në media. Nga komunikata zyrtare e Brukselit bëhet e ditur se palët do t'i respektojnë në tërësi marrëveshjet e mëparshme.

Paragrafi i dytë i pikës së tretë thotë qartë që të gjitha marrëveshjet e mëparshme do të respektohen.

"Palët pranojnë që të gjitha marrëveshjet e mëparshme do të respektohen",
shkruan ndër të tjerash.

Veç kësaj, thuhet se evropianët do të vazhdojnë të lehtësojnë dialogun mes Kosovës e Serbisë.

Lajme të ngjashme