Kusari: Jetëshkurtër paska qenë vendimi për goditjen e sistemit gjyqësor, ngushëllime
Juristja Flutura Kusari ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për të pezulluar vendimin e Qeverisë për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Në profilin e tij në “Facebook”, ajo ka shkruar se shumë jetëshkurtër paska qenë vendimi për goditjen fatale të sistemit gjyqësor.
Ajo ka paralajmëruar se tani mund të nisin sulmet e Qeverisë ndaj sistemit gjyqësor.
Me ketë rast, Kusari ia ka rikujtuar qeverisë rekomandimin e Këshillit të Evropës, i cili flet për pavarësi të gjyqësorit.
“Shumë jetëshkurtër paska qenë vendimi për goditjen fatale të sistemit gjyqësor. Ngushëllime. Në këto momente, kur pritet të fillojnë sulmet e qeverisë ndaj gjyqësorit, po ua rikujtoj Rekomandimin CM/REC(2010)12 të Këshillit të Europës për gjykatësit: pavarësia, efikasiteti dhe përgjegjësitë, i cili në paragrafin 18 ka vendosur këtë standard: ‘Nëse komentohen vendimet e gjyqtarëve, ekzekutivi dhe legjislativi duhet të shmangin kritikën që do të nënvlerësonte pavarësinë apo besimin në gjyqësor. Ata [ekzekutivi dhe legjislativi] poashtu duhet të shmangin veprimet të cilat mund të vënë në pikëpyetje vullnetin e tyre për të zbatuar vendimet e gjykatësve, përveç që mund të shprehin qëllimin e tyre për të apeluar vendimin.’”, ka shkruar ajo.
Ajo ka thënë se nëse qeveria e Kosovës dëshiron të zbatojë standardet e Këshillit të Evropës duhet ta zbatojë këtë vendim.