Kusari bën thirrje që të trajtohet urgjent kërcënimi ndaj Burim Pacollit: Tepër serioz - NACIONALE

Kusari bën thirrje që të trajtohet urgjent kërcënimi ndaj Burim Pacollit: Tepër serioz

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka bërë thirrje që Policia e Kosovës ta trajtojë kërcënimin ndaj gazetarit të Naconales, Burim Pacolli në mënyrë urgjente dhe profesionale.

Këto deklarata ajo i ka bërë përmes një shkrimi në Facebook, ku ka thënë se kërcënimi është tepër serioz.

“Shpresoj qe policia e Kosoves e trajton kercenimin ndaj gazetarit Burim Pacolli ne menyre urgjente dhe profesionale. Kercenimi eshte teper serioz dhe duhet te trajtohet si serioz.” – ka shkruar ajo.

Ndërkohë, edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar për kërcënimin ndaj Burim Pacolli, duke thënë se kërcënimet ndaj tij janë të papranueshme dhe të dënueshme.

Gazetari i Nacionales, Burim Pacolli është kërcënuar nga një person përmes rrjetit social “Instagram”.

Personi me nofkën “Edon Edon”, fillimisht e ka kërcënuar në komente gazetarin, e më pastaj në profilin e tij, ka kërkuar t’ia gjejnë adresën e banimit të Pacollit, me arsyetimin se po i duhet.” – thuhet në reagimin e AGK-së.

Lajme të ngjashme