Kurtit s’i dhezë “krinxhi” si mjeshtër në QKUK: Nis të rregullojë diçka, por tërhiqet në sekondë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën realizoi një vizitë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të promovuar një investim atje. Sidoqoftë, vëmendje mori më shumë një veprim i tij “jashtë protokollit”.
Në një video të publikuar nga portali “Indeks Online”, Kurti shihet duke u ndalur në një korridor të QKUK-së dhe duke u munduar ta rregullojë pajisjen që shërben për lëshimin e ngrohjes në radiator.
Sidoqoftë, pasi provon një sekondë që ta vendoste pjesën aty ku do të duhej të ishte, Kurti vëren se përpjekja e tij nuk po funksionon dhe tërhiqet menjëherë, duke e lënë pjesën e radiatorit në vend.
Ndoshta kryeministri synonte që ta luante “mjeshtrin” e QKUK-së, rrjedhimisht, në mënyrë simbolike, “mjeshtrin” e shëndetësisë kosovare, por në këtë rast nuk kreu punë.