Kurtit nuk i pëlqen pyetja e Nacionales për faturën e rrymës: Ky është Telekomi, nuk është KEK-u - NACIONALE

Kurtit nuk i pëlqen pyetja e Nacionales për faturën e rrymës: Ky është Telekomi, nuk është KEK-u

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë vizituar sot Telekominin e Kosovës.

Këtë vizitë e ka përcjellur edhe gazeta Nacionale, për t’ia shtruar një pyetje që, në fakt, nuk lidhet me Telekomin, por me temën më të diskutueshme në vend në 4-5 ditët e fundit, atë të faturave të shtrenjta të energjisë elektrike.

Në pyetjen e gazetares së Nacionales, Besarta Hoti, për shumën e faturës, Kurti deklaroi se ende nuk i ka ardhur fatura e muajit dhjetor. Por, Kurtit duket se nuk i pëlqeu pyetja e Nacionales, pasi deklaroi se vizita ishte në Telekom dhe jo në KEK.

“Fatura e energjisë elektrike për muajin dhjetor nuk më ka ardhur ende. Por ky është Telekomi, jo KEK-u, e ke parasysh? ” – deklaroi Kurti, ndërsa gazetarja e Nacionales ia kujtoi Kurtit se gazetarët kanë të drejtë të bëjnë edhe pyetje të tjera, që nuk ndërlidhen me Telekomin.

“Po, patjetër, veçse ky është Telekomi” – shtoi Kurti si përgjigje.

Përndryshe, Nacionale i kujton kryeministrit Kurti se KEK-u nuk e faturon energjinë eletkrike, por KESCO/KEDS, kompania private në pronësi të biznesmenëve të pasur nga Turqia, e cila e privatizoi një dekadë më herët distribucionin e energjisë elektrike të KEK-ut.

Njëjtë veproi edhe ministrja Rizvanolli, duke deklaruar se nuk i ka ardhur ende fatura për muajin dhjetor.

“Nuk më ka ardhur, por zakonisht është rreth 25 euro.” – deklaroi ministrja Rizvanolli.

Lajme të ngjashme